Ky është trajneri i ri i Real Madridit

Futboll

Ky është trajneri i ri i Real Madridit

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 19:15
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Real Madridit.

Everton ka konfirmuar se Carlo Ancelotti është larguar nga klubi për t’u bashkuar me Real Madrid si trajneri i tyre i ri.

Poashtu edhe Real Madrid ka konfirmuar afrimin e Ancelottit:

“Real Madrid C. F. njofton se Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i ekipit të parë për tre sezonet e ardhshme. Nesër ceremonia e nënshkrimit të protokollit do të zhvillohet së bashku me Presidentin Florentino Pérez në Real Madrid. Më vonë, Carlo Ancelotti do të paraqitet në orën 18:00 para mediave në një konferencë për shtyp”, shkruan klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat