Katër shqiptarë standardë për Maqedoninë! Shqiptari asiston në barazimin ndaj Sllovenisë 

Futboll

Katër shqiptarë standardë për Maqedoninë! Shqiptari asiston në barazimin ndaj Sllovenisë 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 qershor 2021 Në ora: 20:06
Katër shqiptarë standardë për Maqedoninë! Shqiptari asiston në barazimin ndaj Sllovenisë 

Futbollisti shqiptar Ezgjan Alioski asistoi për Maqedoninë e Veriut, e cila barazon me rezultat 1:1 me Slloveninë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Arena Toshe Proeski” në Shkup.

Në minutën e 55-të, Elmas shënoi pas asistimit të Alioskit.  Në minutën e 90+7, Crnigoj barazon rezultatin 1:1.

Visar Musliu e Ezgjan Alioski u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 27-të përkatësisht 37-të.

Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Egzon Bejtullai e Arijan Ademi luajtën titullarë për Maqedoninë e Veriut.

Egzon Bejzullai u zëvendësuan në minutën e 70-të, Ferhan Hasani u inkuadrua në minutën 82-të dhe Arijan Ademi u largua nga fusha në minutën e 82-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat