Southgate u përgjigjet kritikëve se përse ka ftuar katër mbrojtës të djathtë te Anglia

Futboll

Southgate u përgjigjet kritikëve se përse ka ftuar katër mbrojtës të djathtë te Anglia

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 09:33
Gareth Southgate

Gareth Southgate ka reaguar rreth kritikave që përse ka ftuar katër mbrojtës të djathtë në Kampionatin Evropian.

Euro 2020 fillon më 11 qershor dhe përfundon më 11 korrik, derisa kombëtaret evropiane do të luftojnë për trofeun e më të mirit.

Anglia ka publikuar listën me 26 lojtarë të ftuar, derisa Soutgate është kritikuar për atë se përse ka ftuar katër mbrojtës të djathtë.

“Ne e kaluam këtë edhe javën e kaluar. Po, kemi katër lojtarë që ndonjëherë luajnë në mbrojtje të djathtë me klubet e tyre”, ka thënë strategu i Tre Luanëve.

“Por, Kieran është këtu dhe ai ka qenë duke luajtur si mbrojtës i krahut të majtë dhe si mbrojtës i djathtë. Reece James ka qenë duke luajtur në të djathtë ose edhe si mbrojtës me tre. Trent luan si mbrojtës i djathtë dhe Kyle Walker ka luajtur në pjesën e qendrës për ne në tre dhe gjithashtu kemi luajtur me të si mbrojtës i majtë në një lojë kundër Danimarkës”.

“Në thelb ata janë 26 futbollistët tanë më të mirë dhe kjo është arsyeja pse ata janë në skuadër – dhe nëse do të kisha zgjedhur një mbrojtës të djathtë të pestë ose të gjashtë, unë ndoshta do ta kisha bërë”, ka shtuar më tej Southgate

Anglia fillon përgatitjet e saj për Euro me një lojë miqësorë kundër Austrisë në Middlesbrough sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat