Tirana pas Bregut

Futboll

Tirana pas Bregut

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:44
Tirana pas Bregut

Dejvi Bregu është një nga dëshirat e Tiranës në këtë merkato vere. Edhe pse klubi bardheblu nuk i ka bërë ndonjë ofertë lojtarit të Teutës, vlonjati është në listën e synimeve të kryeqytetasve.

Në fakt, Bregu do të luajë në Europë me durrsakët dhe më pas do të shohë të ardhmen e tij, nëse do të firmosë me ndonjë skuadër europiane apo do të qëndrojë në Superiore.

Bregu është një dëshirë e hershme e Tiranës, që prej kohës së Ze Marias.

Sezonin e shkuar, para mbylljes së merkatos së verës, Tirana tentoi të afronte Bregun në ekip, por palët paçka se patën bisedime nuk arritën marrëveshjen përfundimtare. Bregu më pas la Korçën dhe vendosi të luajë me Teutën në sezonin që durrsakët u shpallën kampionë dhe vlonjati golashënues i Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat