Materazzi barazon Conte me Mourinhon

Futboll

Materazzi barazon Conte me Mourinhon

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 15:03
Materazzi barazon Conte me Mourinhon

“Fatkeqësisht, ata u larguan në kohë të gabuar. Kjo vlen si për Mourinho, ashtu edhe për Conte. Unë i thashë Josè para ndeshjes me Real Madridin se mund të hapnim një cikël në Itali.

E njëjta gjë vlen edhe për Conte. Ai krijoi një grup të rëndësishëm, por zgjedhja e tij duhet të respektohet. Si një tifoz zikaltër, megjithatë, e falënderoj për vendin ku e ngjiti Interin përsëri”. 

Kështu shprehet Marco Materazzi mbi “divorcin” e Antonio Conte me Interin. 

Megjithatë, Materazzi nuk është pesimist për të ardhmen e klubit zikaltër, duke deklaruar se beson te fitimi i titullit edhe nën drejtimin e trajnerit të ri, Simone Inzaghi, për sa kohë nuk do të largohet Romelu Lukaku, “i cili shënon 30 gola në vit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat