Beqiraj me Malin e Zi luajnë baras me Bosnjën në Gërbavicë

Futboll

Beqiraj me Malin e Zi luajnë baras me Bosnjën në Gërbavicë

Nga: K.G. Më: 2 qershor 2021 Në ora: 19:58
Pamje nga ndeshja

Sulmuesi nga Kosova, Fatos Beqiraj, me Kombëtaren e Malit të Zi, sot luajtën baras (0:0) me Bosnjën dhe Hercegovinën, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Gërbavica” në Sarajevë.

Beqiraj u zëvendësua në minutën e 46-të, por që duhet veçuar mundësitë e mira të tija në pjesën e parë pikërisht në minutën e 34-të dhe në atë të 36-të, por reagojë me zgjuarsi mbrojtja e boshnjakëve. 

Shqiptarët Kristian Vulaj dhe Adrian Rudoviq nuk u paraqitën asnjë minutë për Malin e Zi në këtë përballje. 

Në përgjithësi u tregua lojë e mirë dhe me iniciativë të Bosnjës, por që sulmuesit e saj nuk u treguan konkret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat