Wenger nuk ka dyshime, zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Futboll

Wenger nuk ka dyshime, zbulon kombëtaren super favorite për Euro 2020

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 00:07
Arsene Wenger

Ish-trajneri historik i Arsenal, Arsene Wenger, ka shpjeguar se cila kombëtare është favorite për Euro 2020

“Franca do të jetë super favorite për shumë arsye. Kryesorja është se ka fituar Kupën e Botës në Rusi, dhe në mënyrë bindëse”, ka thënë francezi për beIN Sports.

“Kanë një skuadër të re dhe nuk kanë arritur akoma kulmin. Për këtë arsye besoj se janë favoritë absolutë. Imagjino të kesh Mbappe, Benzema, Griezmann dhe gjithë të tjerët. Jo vetëm potenciali sulmues është i jashtëzakonshëm, por edhe sulmuesit e stolit janë të pabesueshëm”, ka shtuar Wenger.

“Skuadrat e Europës qendrore që duken si favorite janë Franca, Belgjikë dh Angli, por edhe Holanda mund të ketë një mundësi. Por të jetë e qartë, Franca mbetet në vend të parë në këtë listë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat