Pjaniç i prish raportet me Ronald Koeman

Futboll

Pjaniç i prish raportet me Ronald Koeman

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 14:55
Pjaniç i prish raportet me Ronald Koeman

Largimi i mesfushorit boshnjak nga Barcelona duket se është i pashmangshëm. Nuk përjashtohet mundësia që ish-futbollisti i Romës të rikthehet në Juventus

Miralem Pjanic është pranë largimit nga Barcelona.

Mesfushori boshnjak nuk sheh të ardhmen në “Camp Nou” nën drejtimin e Ronald Koemanit, i cili u konfirmua së paku edhe për një sezon tjetër.

Përfaqësuesi boshnjak e ka ndërmend të diskutojë me drejtuesit e klubit për situatën e tij.

Mediumi “TV3” raporton se ish-futbollisti i Romës dhe Juventusit nuk i ka raportet e mira me trajnerin holandez.

Andaj, ai i ka bërë valixhet gati për t’u largohet nga Katalunia, ku nuk e tregoi veten dhe kryesisht përfundoi në bankinë.

Sipas mediave italiane, nuk përjashtohet mundësia që 31 vjeçari të rikthehet në Juventus, prej nga kishte shkuar në klubin e La Ligas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat