Son: Asgjë nuk është vendosur

Futboll

Son: Asgjë nuk është vendosur

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 17:41
Son: Asgjë nuk është vendosur

Ylli i Tottenham Son Heung-Min nuk është i brengosur për spekulimet mbi të ardhmen e Harry Kane, ku për këtë të fundit thuhet se largimi nga skuadra londineze është i pashmangshëm, dhe ka treguar se është i fokusuar në të ardhmen e tij te klubi i Premier Ligës angleze.

Kane kishte pranuar muajin e kaluar se karriera e tij si futbollist te Tottenham është drejt fundit, pas edhe një kampanje tjetër pa trofe, ku edhe ka qenë besnik i klubit londinez për 17 vjet,

Sidoqoftë, pavarësisht spekulimeve mbi të ardhmen e partnerit të tij në sulm, Son tregoi që nuk është duke iu kushtuar rëndësi të madhe fjalëve mbi të ardhmen e Kane.

“Asgjë nuk është vendosur. Në vend se të brengosem për transferimin e tij, unë jam duke e bërë më të mirën time te Tottenhami”, tha Son.

“Dua të fokusohem në kombëtaren time dhe te Tottenhami. Ndoshta edhe Kane është duke e bërë të njëjtën gjë, i zënë duke u përgatitur për evropian me kombëtaren e Anglisë”, shtoi ylli korean.

Spekulimet e shumta mbi të ardhmen e Kane filluan pas një kampanje personale të suksesshme të anglezit, ku e fitoi për herë të tretë Këpucën e Artë, pas 23 golave të shënuar këtë sezon.

Për herë të parë në karrierën e tij, Kane arriti që të jetë i përfshirë në 37 gola brenda një sezoni, ku përveç 23 golave, ylli anglez arriti që të asistojë edhe 14 prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat