Shaqiri, Mehmedi dhe Xhaka, me Zvicrën demoluan Liechtensteinin

Futboll

Shaqiri, Mehmedi dhe Xhaka, me Zvicrën demoluan Liechtensteinin

Nga: Kemajl Goca Më: 3 qershor 2021 Në ora: 19:49
Shaqiri, Mehmedi dhe Xhaka, me Zvicrën demoluan Liechtensteinin

Kombëtarja e Zvicrës është në formë jashtëzakonisht të mirë, pas fitores me rezultat 2:1 ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot e fituan edhe miqësoren tjetër dhe me rezultat bindës 7:0 kundër Liechtensteinin.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Kybunpark” në St. Gallen. 

Zviceranët treguan lojë shumë të mirë dhe e demoluan me lojë e rezultat rivalin. 

Futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi u paraqitën standardë, ndërsa Granit Xhaka u aktivizua nga minuta e  46-të. Shaqiri dhe Mehmedi u zëvendësuan në minutën e 46-të.

Golat i shënuan: Gavranoviç (19', 75’ e 79), Fassnacht (46' e 70'), Frick (57'-autogol), Fernandes (85’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat