Gledi Mici te Prishtina edhe tri sezone

Futboll

Gledi Mici te Prishtina edhe tri sezone

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 22:26
Gledi Mici te Prishtina edhe tri sezone

Prishtina dhe mbrojtësi i majtë, Gledi Mici kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën për tre vitet e ardhshme.

Gledi Mici i transferuar para një viti nga Shkëndija e Tetovës, me Prishtinën në edicionin e sa po përfunduar ka regjistruar 38 ndeshje zyrtare në tre garat duke shënuar 1 gol dhe duke asistuar në dy sosh.

Ai ka thënë se vlerësimi nga klubi dhe tifozët ia kanë bërë më të lehtë vendimin.

“Ndihem shumë mirë dhe i vlerësuar në ekip, me qytetin dhe tifozët, prandaj vazhdimin e kontratës e kisha vendim të lehtë. Shpresoj të vazhdojmë me sukses në paraqitjet në Evropë dhe me tjetër titull kampioni në edicionin e ardhshëm”, ka thënë Gledi Mici.

Prishtina po punon fuqishëm për përforcimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat