Chivaviro pasi dështoi te Trepça ’89...

Futboll

Chivaviro pasi dështoi te Trepça ’89...

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 11:41
Chivaviro pasi dështoi te Trepça ’89...

Erdhi me bujë të madhe, por tashmë po largohet nga Trepça’89. Ranga Chivaviro është futbollisti i radhës që do të largohet nga skuadra mitrovicase.

Ishte prezantuar si ardhje e madhe si dhe një zgjidhje e problemit për repartin e sulmit tek skuadra e Shpëtim Idrizit, por nuk rezultoi i tillë.

Pas largimit të Trepçës ’89 në Ligën e Parë, ai dhe skuadra nga Mitrovica tashmë i kanë ndarë rrugët e tyre.

Në një prononcim ekskluziv për GazetaBlic Sport, Chivaviro konfirmoi që” nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre.

“Unë mund të konfirmoj që nuk jam më pjesë e Trepçës ’89 dhe se tashmë jam larguar nga skuadra”, tha Chivaviro.

Kujtojmë që ai më herët ka luajtur në Superligën dhe Ligën e Parë të Afrikës së Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat