Verrati dhe Pellegrini gati për Turqinë!

Futboll

Verrati dhe Pellegrini gati për Turqinë!

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 13:01
Mancini

Pavarsisht mungesave me peshë në repartin e mesit të fushës si Verrati apo Pellegrini, Italia shfaqi nivelin e saj më të lartë në miqësoren e të premtes në Bologna ndaj Republikës Çeke duke fituar me rezultatin e thellë 4-0, fitorja e 8-të radhazi pa pësuar gol për të kaltrit.

Skuadra e Roberto Mancinit dominoi me lojë dhe rezultat ndaj një rivali që gjithashtu do të marrë pjesë në Euro 2020, duke treguar se është plotësisht gati për sfidën debutuese ndaj Turqisë më 11 qershor. Immobile dhe Barella në fraksionin e parë, Insigne e Berardi në pjesën e dytë ishin autorët e golave për të kaltrit me Roberto Mancinin që nuk kishte sesi të mos mbetej i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij, teksa në një intervistë pas ndeshjes bëri me dije se edhe Pellegrini e Verrati do të jenë gati për sfidën ndaj Turqisë të premten e ardhshme në Olimpico.

“Ishim shumë mirë, arritëm të dilnim mirë në sulm edhe kur ata na ushtruan presion në zonën tonë me 4 lojtarë.

Gjithmonë ka diçka për të përmirësuar, ne jemi skuadër e re, duhet të përmirësohemi në gjithçka. Nuk kemi ndryshuar shumë gjëra, djemtë kanë luajtur prej kohësh me njëri-tjetrin dhe njihen shumë mirë. Pellegrini është rikuperuar. Verratti ka bërë përparime të mëdha, mendoj se mund ta kemi të gatshëm për ndeshjen me Turqinë”, u shpreh Mancini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat