​Befasi për Barcelonën, gjiganti evropian futet në garë për Wijnlaldum

Futboll

​Befasi për Barcelonën, gjiganti evropian futet në garë për Wijnlaldum

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 15:18
Georginio Wijnaldum

Gjiganti francez mund t’i shkaktoj probleme Barcelonës.

Paris Saint-Germain i ka hyrë seriozisht garës për të siguruar shërbimet e ish-mesfushorit të Liverpoolit Georginio Wijnaldum, raporton “ESPN”.

Ylli holandez në fund të këtij muaji do të jetë si lojtarë i lirë, ku edhe e ka konfirmuar vetë largimin nga Liverpooli, dhe besohej që 30 vjeçari veçse kishte kontratë verbale me Barcelonën për tu transferuar në “Camp Nou”.

Sidoqoftë, tani spekulohet që PSG i ka ofruar Ëijnaldum një kontratë më të mirë se Barça, me pagë më të lartë, vetëm për ta bindur që të transferohet në “Parc des Princes”.

Që prej transferimit të tij nga Neëcastle te Liverpooli, Ëijnaldum ka bërë 237 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 22 gola dhe 16 asistime për “Të Kuqtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat