Reja flet pas incidentit që ndodhi në fushë

Futboll

Reja flet pas incidentit që ndodhi në fushë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 20:49
Reja flet pas incidentit që ndodhi në fushë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja u rrëzua gjatë ndeshjes kundër Uellsit.

Trajneri italian u rrëzua nga futbollisti Rei Manaj, i cili u shtye nga futbollisti i Uellsit, Norrington-Davies, pasi kishin kaluar jashtë vijave anësore. Futbollisti i Uellsit më pas u ndëshkua me të verdhë.

Pas ndeshjes, trajneri Edi Reja tha se ishte incident dhe këto gjëra ndodhin në lojë, shkruan insporti.

“Ishte një incident loje dhe unë jam pjesë e lojës, janë gjëra që ndodhin gjatë ndeshjes. Në aspektin fizik tregova gjendje të mirë. Duhet të përmirësohemi dhe të bëjmë më pak gabime. Kemi një skuadër shumë bujare.

Me skuadrat e këtij niveli po luajmë si të barabarta dhe po fillojmë të ndërgjegjësohemi. Jemi këtu për të punuar dhe për të bërë hapa përpara” – tha Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat