Juve kërkon lojtarin...

Futboll

Juve kërkon lojtarin...

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:27
Juve kërkon lojtarin...

Juventus vijon të jetë shumë i interesuar për Saul Niguezin.

Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, bardhezinjtë kanë nisur të bisedojnë për detaje në lidhje me situatën e mesfushorit i cili thuhet se ndiqet edhe nga Mançester Junajtid, PSG dhe Bajerni i Mynihut.

Në orët e fundit ka pasur të tjera kontakte midis drejtuesve juventinë dhe homologëve madrilenë pasi “Los Colchoneros” po përpiqen të përfshijnë në një akord të mundshëm Paulo Dibalën.

Saul, i cili zhvilloi një sezon fantastik me 41 paraqitje me 2 gola dhe 1 asist në radhët e kampionëve të Atletikos, thuhet se ka kohë që ka dëshirë të provojë një aventurë të re larg kryeqytetit spanjoll. Në lëvizjet e të tillë kampionëve ka edhe pengesa.

Përveç vlerësimit të lartë të kartonit nga spanjollët (kërkesa fillestare është në vlerën 50 milionë euro), problem mund të ishte edhe rroga e lojtarit që përfiton rreth 7 milionë euro në sezon.

Ai dëshiron të ruajë këto standarde, ndaj edhe bisedimet nuk pritet të jenë të lehta, megjithatë, duke përfshirë Dibalën, Juventusi do të merrte përparësi në zgjedhjet e mesfushorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat