Ribery vendos gjatë javës së ardhshme

Futboll

Ribery vendos gjatë javës së ardhshme

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:38
Ribery vendos gjatë javës së ardhshme

Kontrata e Ribery me Fiorentinën skadon këtë verë dhe “Tuttomercatoweb” raporton se 38-vjeçari duket i vendosur për një të ardhme diku tjetër.

Por, anësori i Fiorentinës, Franck Ribery u takua para pak ditësh me trajnerin e ri të Fiorentinës, Gennaro Gattuso, dhe thuhet se do të vendosë për të ardhmen e tij gjatë javës së ardhshme.

Ish-ylli i Bayern Munchen, ka thënë publikisht se ai është i gatshëm të qëndrojë në klub, dhe u takua me Gattuson për të marrë qartësi në lidhje me rolin që ai do të luajë në urdhërat e tij sezonin e ardhshëm.

Francezi, sezonin e kaluar zhvilloi 29 ndeshje me fanellën e Fiorentinës në Serie A, duke realizuar dy gola dhe shtatë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat