Milan, Gazidis: Po ndodh diçka speciale…

Futboll

Milan, Gazidis: Po ndodh diçka speciale…

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 13:00
Ivan Gazidis

Ivan Gazidis, administratori i deleguar i Milan-it, ka folur për Corriere dello Sport në lidhje me klubin kuqezi.

“Kam besuar te Maldini nga momenti i parë, sot është një drejtues sportiv i nivelit të lartë”, ka thënë Gazidis.

Për merkaton:

“Tifozët janë të zgjuar dhe të vetëdijshëm, etapat e udhëtimit tonë nuk janë në errësirë. Objektivi ynë është të jemi ambiciozë, të përmirësojmë skuadrën duke ndjekur rrugën e duhur”, ka shtuar administratori i deleguar i kuqezinjve.

“Pa stabilitet, kthehet pasiguria. Me tifozët tanë po ndodh diçka speciale: prania e tyre poshtë Casa Milan dhe mbështetja e tyre ka qenë një sinjal i fortë. Ky bashkim është një shtysë e jashtëzakonshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat