Lippi: Italia është ndërtuar për Insigne, por ylli ynë është një tjetër

Futboll

Lippi: Italia është ndërtuar për Insigne, por ylli ynë është një tjetër

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 13:32
Marcello Lippi

Marcello Lippi, ish-trajner i Italisë kampione e Botës në 2006-ën, ka folur në lidhje skuadrën e Mancini-t, që do ta nisë aventurën në Euro 2020-ën të premten në mrbëmje kundër Turqisë.

“Barella do të jetë surpriza e kampionatit, ka ardhur momenti i tij.

Më pëlqen si luan. Ai është ylli ynë. Insigne? Ka qenë mbresëlënës kundër Çekisë”, ka thënë Lippi për Gazzetta dello Sport.

“Luan gjithmonë me shumë cilësi në një kontekst që duket se është bërë për të. Sapo Italia ka topin, nisen të gjithë në vertikale në hapësira dhe Insigne është gati, si në krah ashtu edhe në qendër të sulmit, siç bën te Napoli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat