​Munishi ia ofron një darkë kujtdo që i përgjigjet saktë kësaj pyetje të tij

Futboll

​Munishi ia ofron një darkë kujtdo që i përgjigjet saktë kësaj pyetje të tij

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 16:37
Ismet Munishi

“Do ta hamë një darkë të mirë bashkë”. Ky është premtimi i trajnerit të Gjilanit Ismet Munishi të cilin e ka dhënë për cilindo person i cili i jep një përgjigje të saktë për pyetjen që e ka parashtruar.

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar drejt Turqisë për t’i zhvilluar dy ndeshjet e radhës miqësore dhe trajneri Bernard Challandes ka marrë me vete një numër të madh të lojtarëve nga Suerpliga e Kosovës, përcjellë KosovaPress.

Në lidhje me këtë fakt, Munishi ka thënë se nuk e di as vet se me sa prej futbollistëve që sot janë pjesë e Kombëtares së Kosovës kanë punuar së bashku dhe nëse dikush ia ofron përgjigjen e saktë, do të darkojnë së bashku.

“Nuk po e di as vet sa lojtarë që kemi punuar bashkë janë në Reprezentacionin e Kosovës. Kur po i shoh me të vërtet po më vjen mirë. Por kush ia qëllon sa janë, saktë, do ta hamë një darkë të mirë bashkë .Unë biri yt Kosovë.”, ka shkruar Munishi në profilin e tij në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat