Përparim Islami transferohet te Drita

Futboll

Përparim Islami transferohet te Drita

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 17:10
Përparim Islami

Drita ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Përparim Islami.

Islami ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me nënkampionin e Kosovës.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

RRUKI është bardh e kaltër!

Përparim Islami i njohur si RRUKI është afrimi ynë i parë për këtë vit.

Njëri prej mbrojtësve më të mirë i krahut të djathtë mes shumë ofertash ka zgjedhur klubin tonë.

Islami do të jetë pjesë e klubit për dy vitet e ardhshme dhe do të jetë një forcë shtesë në kampionat dhe në garat europiane të cilat do të zhvillohen në muajin korrik!

Islami në të kaluarën ka qenë pjesë e disa klubeve kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Feronikeli.

Mirë se vjen Përparim Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat