E kryer: Wijnaldum firmos kontratën me PSG

Futboll

E kryer: Wijnaldum firmos kontratën me PSG

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 19:14
Georginio Wijnaldum

Ishte raportuar se Georginio Wijnaldum kishte arritur marrëveshjen me klubin e LaLiga, por në momentet e fundit ndërhynë francezët dhe i bënë ofertë më të lartë dhe e bindën.

Specialisti i merkatos, Fabrizio Romano, shkruan se holandezi ka nënshkruar tashmë me PSG-në.

Në orët në vijim, pas kontrolleve mjekësore, pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

Kontrata e Wijnaldum do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2024. Ai është larguar si lojtar i lirë nga Liverpool, pasi fitoi gjithçka në Angli dhe arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat