Ejup Mehmeti - Kapiti nderohet me mirënjohje për Vepër Jetësore nga komuna e Prishtinës 

Futboll

Ejup Mehmeti - Kapiti nderohet me mirënjohje për Vepër Jetësore nga komuna e Prishtinës 

Nga: K.G. Më: 8 qershor 2021 Në ora: 16:47
Ejup Mehmeti - Kapiti nderohet me mirënjohje për Vepër Jetësore nga komuna e Prishtinës 

Ejup Kapiti - Mehmeti, ish futbollist i Prishtinës, nderohet me çmimin për Vepër Jetësore nga Komuna e Prishtinës - drejtoria e sportit të Prishtinës.  

Kapiti ka qenë ndër futbollistët më të spikatur në vitet e 70-ta në petkun e Prishtinës, që atëkohë garonte në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë, grupi i Lindjes. Ish bashkëlojtar me Rasim Thaçin - Cimën, Sabit Dallkun etj.

Një periudhë edhe ndihmëstrajner në disa skuadra të njohura gjermane, Hamburg etj. Një emër i respektuar dhe që i dha shumë futbollit të Prishtinës dhe në përgjithësi Kosovës.

Image

“Komuna e Prishtinës - Drejtoria për Sport ndan mirënjohje për vepër jetësore për veteranin e sportistin e dalluar Ejup Kapiti - Mehmeti.

Ejup Kapiti - Mehmeti gjatë viteve të 70-ta ka luajtur për Prishtinën, në ligën e dytë ish jugosllave, grupi i Lindje. Po ashtu ka qenë ndihmës i disa trajnerëve të njohur në Gjermani, në Bundesliga, sidomos në ekipin e Hamburgut.

Ai ka qenë pjesë e promovimit legjendar të Prishtinës në elitën e futbollit ish-jugosllav, ai ka licencë profesionale të UEFA-së dhe ka të kryer magjistraturën në Universitetin e Sarajevës për futboll.

Në vitin 2012 mori drejtimin e Prishtinës si trajner.

I urojmë Ejupit shëndet dhe jetë të gjatë dhe e falenderojmë për kontributin e tij”, shkruan në faqen e Drejtorisë së Sportit të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat