Aliu me fjalë të mëdha për Arsim Abazin

Futboll

Aliu me fjalë të mëdha për Arsim Abazin

Nga: K.G. Më: 8 qershor 2021 Në ora: 18:14
Aliu me fjalë të mëdha për Arsim Abazin

Selektori i kombëtares së Kosovës për U-17, Arsim Abazi, është pritur nga Agim Aliu, kryetar i komunës së Ferizajt.

Abazi ka qenë prej futbollistëve më të mirë që ka pasur Ferizaj dhe Kosova.

Ai mbahet nga mbrojtësi më të mirë, që me sukses ka luajtur edhe në klubet jashtë Kosovës, siç bie fjala me Malatayaspor. 

“Të shpeshta kam takimet me sportistët e sportdashësit.

E një të tillë pata sot edhe me emblemën e futbollit të Ferizajt, selektorin e Përfaqësueses së Kosovës për kategorinë U17 në futboll, Arsim Abazi.

Ndjesi e jashtëzakonshme të kesh bashkëqytetarë që shkëlqejnë jo vetëm brenda kufijve kombëtar, por edhe në shtete të tjera, duke sjellë përvojat e lënë trashëgiminë e tyre në futbollin ferizajas. 

Nga biseda e këndshme miqësore që patëm, Ferizaj e kategoritë e sportistëve që përfaqëson selektori Abazi, janë me fat për personalitetin e tij që mishëron energjinë e triumfin në punët që bën”, ka shkruar Aliu në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat