Tensione

Futboll

Tensione

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 18:41
Tensione

Ditën e djeshme është mbajtur një Asamble mes përfaqësuesve të klubeve të Serisë A dhe Federatës Italiane, ku u fol për oraret e ndeshjeve në sezonin e ardhshëm.

Megjithatë takimi nuk ka qenë edhe aq i qetë, teksa nuk kanë munguar edhe përplasjet.

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito ka qenë i irrituar, për shkak se në Asamble ishte thirrur Salernitana, skuadër që u ngjit këtë sezon në Serinë A dhe ka gjithashtu pronar Lotiton.

Ky i fundit sipas “Corriere della Sera”, i kërkoi llogari presidentit të Federatës, Paolo Dal Pino, por ky i fundit iu kthye menjëherë duke thënë se sipas rregullores nuk lejohej që në Asamble të ftohej edhe Salernitana. Kjo irritoi së tepërmi Lotiton, i cili vendosi të largohej, por thuhet se ishte drejtori i Interit, Xhuzepe Marota, i cili i shkoi nga pas dhe e bindi të rikthehej.

Pas kësaj shpërtheu edhe Dal Pino ndaj Lotitos, duke iu drejtuar me fjalët: “Ju jeni i skualifikuar dhe nuk duhet të jeni këtu. E dini këtë apo jo?!”

Kujtojmë se Lotito është i skualifikuar për rastin e tamponëve te Lacio dhe nuk mund të votojë për asgjë që vendoset në Asamble.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat