Te Kukësi “ndezin” motorët për sezonin e ri

Futboll

Te Kukësi “ndezin” motorët për sezonin e ri

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 19:34
Te Kukësi “ndezin” motorët për sezonin e ri

Kukësi pritet që të zgjidhë ndoshta këtë javë shumë dilemma rreth së ardshmes së stolit dhe skuadrës.

Në fakt, në qarkullim nuk janë të shumtë nga këta teknikë, kjo edhe për faktin se kanë qenë edhe në të kaluarën te Kukësi dhe lista është ngushtuar shumë. Një tjetër orientim, në të cilën bën pjesë edhe Pejiç, është ajo e një trajneri të huaj, mundësisht nga Kroacia, pasi mund t’i japë diçka më shumë klubit.

Gjithsesi, burimet pohojnë se brenda kësaj jave do të mbyllet patjetër kjo çështje, pasi klubi duhet të nisë afrimin e lojtarëve në merkato dhe më pas të nisë përgatitjet, shkruan vipsport.

Ndërkohë, që sa i përket merkatos janë duke u lakuar shumë emra që kanë spikatur në sezonin e fundit në Kategorinë e Parë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë afrim, veç largimeve të disa titullarëve dhe jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat