Depay duket se është i destinuar të luajë me Barcelonën

Futboll

Depay duket se është i destinuar të luajë me Barcelonën

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 20:23
Depay duket se është i destinuar të luajë me Barcelonën

Memefis Depay duket se është i destinuar të luajë me Barcelonën në sezonin e ardhshëm.

Holandezi e ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’iu bashkuar blaugranave, ndërsa së fundmi edhe katalanasit janë vënë në punë për të përmirësuar kushtet e kontratës me lojtarin e Lionit.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona tashmë nuk do t’i ofrojë tre vite në kontratë, por do ta shtojë në katër vite kohëzgjatjen e marrëveshjes. Sigurisht, sipas medias shumë pranë klubit spanjoll, edhe rroga për Depaj pritet të jetë e kënaqshme dhe nuk do të lëvizë nga ajo që ishte parashikuar, pavarësisht kohëzgjatjes së kontratës.

Në këtë formë, gjithçka po shkon drejt dakordësisë totale mes palëve dhe në orët apo ditët në vijim do të ketë të reja mbi këtë çështje merkatoje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat