Visoka: Ferizajn ta dërgojmë në rrugën e sukseseve 

Futboll

Visoka: Ferizajn ta dërgojmë në rrugën e sukseseve 

Nga: K.G. Më: 8 qershor 2021 Në ora: 20:42
Visoka: Ferizajn ta dërgojmë në rrugën e sukseseve 

Megzon Visoka mbrëmë është emëruar kryetrajner i KF Ferizajt, që garon në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.

 Visokën e pret një punë e madhe me ekip dhe me ambicie të qarta, që të rikthejë në elitën e futbollit të Kosovës.
Pas një takimi me presidentin e FC Ferizaj, Lulzim Abazi,  arritëm marrëveshje që unë të jem prijësi i FC Ferizaj ne kampionatin 2021/2022. 

Falënderoj bordin e aksionarëve të klubit në krye me Presidentin Lulzim Abazi dhe drejtorin Agron Selmani për besimin e dhënë që une ti prije klubit te Ferizajit ne kampionatin e ri. 

Shpresoje dhe besoj shumë që me një punë të përbashkët duke filluar nga aksionarët e klubit, menaxhmenti dhe stafi teknik do të arrijmë që tifozëve ferizajas të ua kthejmë gëzimin, ndërsa klubin FC Ferizaj ta dërgojmë në rrugën e sukseseve”, ka shkruar Visoka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat