Ndeshjen e radhës Dardanët e zhvillojnë të premten, ku përballen me Gambinë

Futboll

Ndeshjen e radhës Dardanët e zhvillojnë të premten, ku përballen me Gambinë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 20:49
Ndeshjen e radhës Dardanët e zhvillojnë të premten, ku përballen me Gambinë

Kombëtarja e Kosovës e përbërë me futbollistë të rinj dhe që shihen si potencial për të ardhmen ka pësuar humbje ndaj Guinesë, në ndeshjen e parë miqësore në kuadër të grumbullimit në Antali.

Ndeshja u zhvillua në kompleksin “Arslan Zeki Demirici” në Side dhe u mbyll me shifrat 2:1 në të mirë të ekipit afrikan, i cili në këtë ndeshje u paraqit me ekipin A. Ky takim i shërbeu përzgjedhësit Challandes për të parë cilësitë e futbollistëve të rinj, e të cilët kanë pasur më pak hapësirë në ekipin kombëtare si dhe atyre që janë pjesë e Superligës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa në pjesën e dytë futbollistët e Guinesë arritën ta zhbllokojnë rezultatin në minutën e 60-të me golin e shënuar nga Kouyate, derisa pesë minuta më vonë epërsinë e shtoi Kante nga penalltia.

Ndërkaq, në minutat e fundit të takimit Arb Manaj shënoi për ta ngushtuar disavantazhin dhe për ta vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Ndeshjen e radhës Dardanët e zhvillojnë të premten, ku do të përballen me Gambinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat