Kosova U-21 starton me fitore në kualifikueset për Kampionatin Evropian

Futboll

Kosova U-21 starton me fitore në kualifikueset për Kampionatin Evropian

Nga: K.G. Më: 8 qershor 2021 Në ora: 21:53
Kosova U-21 starton me fitore në kualifikueset për Kampionatin Evropian

Kombëtarja e Kosovës U-21 i fillon me këmbë të mbarë kualifikueset për Kampionatin Evropian. 

Një fitore shumë domethënëse dhe është arritur në 8 minutat e fundit. 

Pjesa e parë përfundoi pa gola në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. 

Në minutën e 82-të, zëvendësuesi Dion Berisha realizon për 1:0. Ndërkaq, në minutën e 88-të, Mark Marleku thellon fitoren në 2:0.

Kosova arkëton tre pikë në hapje të grupit G dhe renditet në vend të dytë me 3 pikë sa ka edhe lideri Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat