Dy legjendat e Italisë do ta hapin zyrtarisht kampionatin evropian të futbollit

Futboll

Dy legjendat e Italisë do ta hapin zyrtarisht kampionatin evropian të futbollit

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 09:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ndeshja e parë e kampionatit evropian, Euro 2020 do të fillojë të Premten me 11 qershor.

Për të përuruar turneun, i cili do të fillojë në Olimpico me ndeshjen midis Italisë dhe Turqisë, do të jenë Francesco Totti dhe Alessandro Nesta, ambasadorë në Itali për këtë edicion.

Sipas raporteve, ata të dy do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes, duke goditur topin në tribuna për të mirëpritur 16,000 tifozë.

Dyshja fituan Kupën e Botës në vitin 2006 me Italinë dhe janë figurat më përfaqësuese të qytetit, pasi Totti kaloi gjithë karrierën e tij me Romën, ndërsa Nesta ishte kapiten i Lazio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat