Hafizi kritikë

Futboll

Hafizi kritikë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:10
Hafizi kritikë

Astrit Hafizi ka pasur sërish kritika për kombëtaren pas humbjes së miqësore me Çekinë me rezultatin 3-1. Ish-trajneri në Supersport ka theksuar se ekipi nuk ka aftësi sulmuesi, ndërsa shton se në këto dy takime miqësore, Shqipëria fitoi një portier si Gentian Selmani.

“Është shumë pak që të gjuash vetëm 2 herë brenda kuadratit të portës. Në të dyja rastet protagonist ishte Cikalleshi.

Shënoi gol dhe goditjen tjetër e nxori portieri në korne. Nuk kemi guxuar fare, sepse nuk kemi aftësi, duket qartë që nuk ka aftësi sulmuse, si dhe të ndërtimit të lojës nga mesfushorët. Unë mendoj që gjëja më pozitive ishte fitimi i një portieri të tretë, sepse ai mund të jetë edhe i dytë. Ai rastësisht u fut në lojë ndaj Uellsit, sepse nuk kishim portier.

Unë mendoj që është gjë pozitive. Me Cikalleshin është abuzuar pak, jo për të mirën e Kombëtares, shpeshherë ai nuk ka qenë i grumbulluar, nuk e kemi pasur pranë ekipit një futbollist me këtë potencë. Ky është një gabim fatal që nuk kthehet më mbrapa.

Reja duhet të shikojë më tepër defektet tona, sesa të merret me gjyqtarin. Duke u marrë me gjyqtarin nuk i nxjerr konkluzionet e skuadrës. Sot bëmë shumë gabime në mbrojtje. Duhet të nxirrte konkluzione ku çaloi mbrojtja”, u shpreh Hafizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat