​Një dekadë nga transferimi i Henderson te Liverpool

Futboll

​Një dekadë nga transferimi i Henderson te Liverpool

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 13:50
Jordan Henderson

Kapiteni i Liverpoolit Jordan Henderson ka mbushur sot 10 vjet që prej kohës kur u transferua në këtë skuadër nga Sunderland.

Aventura me “Të Kuqtë” kishte shumë zbatica dhe batica, ku deri tani anglezi ka bërë 392 paraqitje për skuadrën e Jurgen Klopp, duke e udhëhequr klubin drejt ngritjes së katër trofeve.

Gjatë një interviste për “LFCTV”, para premierës së dokumentarit “Henderson: The Making of a Champion”, i cili transmetohet sonte në orën 19:00, kapiteni i Liverpoolit shpjegoi se si është ndjenja të jetë pjesë e Merseyside.

“Nuk jam shumë i sigurt! Ndihem që jam duke u bërë më i vjetër, por pavarësisht, ndihem shumë i ri. Jam 30-vjeçar, ka edhe shumë vite të mbetura në karrierën time. Por kanë kaluar 10 vjet të mrekullueshëm dhe fantastikë. Shpresoj që e ardhmja do të sjellë vetëm gjëra të mira. E di që në futboll gjërat ndryshojnë shumë shpejt, dhe nevojitet që në kohë të caktuara ato do ta kenë edhe fundin. Jam mirënjohës për mundësinë e dhënë që së paku të qëndroj 10 vjet te ky klub, dhe të arrijë gjëra që i kam arritur”, tha Henderson.

Po ashtu, Henderson shfrytëzoi rastin që të falënderojë tifozët, lojtarët dhe stafin që e ndihmuan përgjatë kësaj periudhe.

“Tifozët, lojtarët dhe klubi kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe jam me fat që kam pasur rastin të punoj me të gjithë, dhe më ndihmuan të realizoj ëndrrat e mia, andaj i falënderoj me të vërtetë”, shtoi kapiteni i Liverpoolit.

Në rrugëtimin 10-vjeçar me Liverpoolin, Henderson ka ngritur katër trofe - Premier Ligën angleze, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat