Nuk mungonin as partneret e tyre

Futboll

Nuk mungonin as partneret e tyre

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 17:40
Nuk mungonin as partneret e tyre

Pasi u largua nga Juventusi, Gigi Buffon i lejoi vetes një darkë të fundit me Andrea Agnelli dhe partneret e tyre përkatëse, Ilaria D’Amico dhe Deniz Akalin. Një darkë me buzëqeshje dhe vështrime të ngazëllyera, të përjetësuara nga paparacët e së përjavshmes “Chi”.

Portieri dhe Agnelli darkuan në një restorant në Torino, duke pirë verë të bardhë dhe duke folur për lajmet e fundit. Mes një muhabeti dhe një tjetri nuk mungonin përqafimet dhe buzëqeshjet.

Jo vetëm kaq: gjatë mbrëmjes, Buffon nënshkroi një fanellë suvenire dhe ia dha Andrea dhe Deniz Akalin. Të dyja çiftet u shfaqën në një harmoni dhe bashkëpunim të madh.

Buffon dhe Ilaria D’Amico janë së bashku që nga viti 2014 dhe më 2016 sollën në jetë djalin e tyre, Leopoldo Mattia. Andrea Agnelli është lidhur me ish-modelen turke, Deniz Akalin, që nga viti 2015 dhe dy vite më vonë lindi vajza e tyre, Livia Selin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat