Inzaghi nuk ia doli të mbajë Beneventon

Futboll

Inzaghi nuk ia doli të mbajë Beneventon

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 18:17
Inzaghi nuk ia doli të mbajë Beneventon

Philippo Inzaghi nuk ia doli të mbajë Beneventon në Serinë A, ndonëse bëri një punë mjaft të mirë me skuadrën nga Kampanja, ndërsa sezonin e ardhshëm do të drejtojë sërish në Serinë B, por këtë herë në pankinën e Brescias, një ekip që synon rikthimin në elitën e futbollit italian.

Në prezantimin zyrtar te “dallëndyshet”, me të cilët ka nënshkruar për dy sezone, Inzaghi u shfaq mjaft entuziast për vlerësimin që i kanë bërë dhe mbi të gjithë për projektin interesant që i kanë ofruar drejtuesit e klubit, transmeton Super Sport.

“Përqafoj me shumë kënaqësi dhe entuziazëm projektin e Brescias, pasi për mua nuk është çështje kategorie më shumë më shumë sesa ndjenje. Brescia më ka vlerësuar shumë dhe presidenti Cellino më ka bërë të ndihem menjëherë pjesë e klubit”, u shpreh Inzaghi.

Pas përfundimit të sezonit, për Inzaghin nuk munguan ofertat as nga klube të Serisë A, që ishin gati t’i besonin pankinën, por vetë trajneri shpjegon arsyet që e shtynë të firmosë me Bresican dhe flet me superlativa për organikën në dispozicion.

“Mund të kisha qëndruar edhe në Serinë A, pasi ofertat nuk më mungonin, por i kisha dhënë fjalën Bresicas, me të cilën do të synojmë objektiva të mëdha. Organika është shumë e mirë dhe besoj se me ndonjë përforcim e shumë punë, do të arrijmë synimet tona”, deklaroi trajneri i ri i “dallëndysheve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat