Portugalia e Ronaldos shënon fitore bindëse 

Futboll

Portugalia e Ronaldos shënon fitore bindëse 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 qershor 2021 Në ora: 22:38
Portugalia e Ronaldos shënon fitore bindëse 

Kampioni në fuqi i Evropës, Portugalia, ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Izraelit, në miqësoren e fundit në prag të Kampionatit Evropian.

Dy gola u shënuan në fund të pjesës së parë.

Në minutën e 42-të,  futbollisti Canecelo asistoi për mrekulli deri të Fernandes i cili nga rreth 12-13 metra me një goditje të fortë dhe zhagas shënoi për 1:0. 

Pas dy minutave, Cristiano Ronaldo del në skenë, i cili nga afërsia thellon epërsinë në 2:0.  

Edhe në pjesën e dytë u shënuan dy gola dhe në fund të sfidës. 

Në minutën e 86-të, Cancelo realizon për 3:0 dhe Fernandes (90+1’) shënon golin e dytë të tij dhe të fitores bindëse (4:0). Ndeshja u zhvillua në stadiumin “José Alvalade” në Lisbonë. 

Portugalia me 15 qershor (18.00) zhvillon takimin e parë me Hungarinë në kuadër të grupit F. Portugezët janë në grup me Francën, Gjermaninë dhe Hungarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat