Llapi bëri hapin më të madh, ja ndryshimi dhe befason për Agim Ademin 

Futboll

Llapi bëri hapin më të madh, ja ndryshimi dhe befason për Agim Ademin 

Nga: K.G. Më: 10 qershor 2021 Në ora: 14:27
Llapi bëri hapin më të madh, ja ndryshimi dhe befason për Agim Ademin 

Llapi nga Podujeva përveç që po përgatitet për garat evropiane, po i kushton kujdes të shtuar edhe fushës dhe stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

“KF Llapi sot bëri hapin më të madh gjatë këtij viti ku krahas suksesit të skuadrës, Kryesia e klubit në bashkëpunim dhe me ndihmën e madhe të FFK-së, do ta bëj stadiumin "Zahir Pajaziti" me  pamje evropiane duke ndryshuar fushën nga bari sintetik në natyral dhe pritet që pas përfundimit të projektit tapeti i fushës të ketë pamje të jashtëzakonshme.

Kryesia e KF Llapit sot ka nënshkruar kontratë me kompaninë më të njohur turke dhe kompaninë e licencuar nga UEFA dhe FIFA, "Iren limited sirket", kompani e cila merret me ndërtimin e fushave dhe e cila i mirëmban të gjitha fushat e Superligës së Turqisë.

Falënderim i madh edhe për kryetarin e FFK-së, z. Agim Ademi që na mbështeti fuqishëm në këtë proces me rëndësi për klubin dhe futbollistët tanë.

Kryesia e klubit bëri të pamundurën që ta sjell në Kosovë kompaninë e njohur turke.

Kryesia ka vendosur që stadiumi "Zahir Pajziti" të jetë me standard të UEFA-s për zhvillimin e garave evropiane dhe kjo është hera e parë që në Kosovë punohet një fushë me këto parametra të këtij niveli", njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat