Faruk Domi me fjalë emocionuese për Fadil Vokrrin

Futboll

Faruk Domi me fjalë emocionuese për Fadil Vokrrin

Nga: K.G. Më: 10 qershor 2021 Në ora: 19:01
Faruk Domi me fjalë emocionuese për Fadil Vokrrin

Legjenda e futbollit, Faruk Domi, në vitet e 80-ta ka qenë bashkëlojtar me Fadil Vokrrin, as sot e asaj dite, nuk mund të besoj se Vokrri nuk është në këtë botë. 

“Faruk Domi: Vepra e Fadilit përherë do të jetoj!

Sa me mall dhe respekt e kujtoi mikun dhe bashkëlojtarin tim të gjeneratës së artë  të KF Prishtina dhe ikonën e futbollit mbarëkombëtar Fadil Vokrin, me rastin e 3 vjetorit të vdekjes që tronditi jo vetëm kombin shqiptarë por edhe me gjerë.

Sa më shumë që koha po kalon, bindja ime bëhet edhe më e madhe se ti Fadil je gjallë dhe do të jetosh përherë ashtu siç do të jetoi vepra  jote.

Image

Edmond Rugova, Faruk Domi, Fadil Vokrri, Agim Cana dhe Fadil Muriqi

Jam shumë krenar që përjetova kënaqësinë të jem pjesë e kësaj shëmbëlltyre të kësaj gjenerate të prirë nga Vokrri, Rama, Sinani, Faton Domi, Cimili, Rugova, Cana, Muriqi, Batroviqi etj.

Prehu në parajsë miku dhe bashkëlojtari ynë. Përherë do të mbetesh në kujtimet tona, por edhe të mbarë dashamirëve të kësaj loje jo vetëm të kombit tonë por edhe më gjerë”, ka shkruar Domi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat