Bekaj, një nga më të mirët për Tiranën

Futboll

Bekaj, një nga më të mirët për Tiranën

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 11:44
Bekaj, një nga më të mirët për Tiranën

Visar Bekaj, një nga më të mirët për Tiranën në sezonin që lamë pas, së fundmi ka debutuar edhe me përfaqësuesen e Kosovës. Për këtë, gardiani shprehet i lumtur ndërsa thekson se do t’i pëlqente që në të ardhmen të luante në kampionatin belg apo zvicerian.

“Krenar që arrita të luaj me Kosovën në ndeshje zyrtare. Ndeshja më shkoi mirë personalisht dhe gjithë si ekip. Jam i kënaqur dhe mendoj se do kem edhe mundësi të tjera. Nuk e besova se nga debutues do merrja edhe shiritin e kapitenit. Nuk e besova, veçse kur pashë se isha unë më i vjetri në skuadër atë ndeshje.

Togo është kundërshtar i fortë, por them se do ja dalim t’i mundim. Këtu janë djem shumë të mirë, të përkushtuar, po japim të gjitha maksimumin dhe jemi mirë. Te Tirana për mua ka qenë sezon shumë i mirë, por jo për ekipin në përgjithësi.

E kam pasur të lehtë të ambientohem, më kanë pritur shumë mirë, ndihem shumë mirë.

Kam kontratë edhe dy vite me Tiranën, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në lidhje me një largim jashtë vendit. Ka fjalë, por ende diçka konkrete. Shpresoj të largohem në një ekip si Zvicra, Belgjika, Holanda, ku mund të arrijmë të ambientohemi më shpejt”, u shpreh Bekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat