Flet Spinazzola: Fenomeni Ronaldo ishte idhulli im

Futboll

Flet Spinazzola: Fenomeni Ronaldo ishte idhulli im

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 15:20
Leonardo Spinazzola

Leonardo Spinazzola ka folur për karrierën e tij.

Spinazzola ishte lojtari i ndeshjes ndaj Turqisë ku me depërtimet e tij nga krahu i majtë e mbrojtjes bëri që të thyhej mbrojtja turke.

Ai duke folur në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ka treguar fillimet e karrierës dhe ndjenjën që i jep Italia kur luan me Kombëtare.

Italiani theksoi se ai është tejet i emocionuar kur luan me Kombëtaren dhe tregon që kur ishte i vogël luante pozitën e sulmuesit, prandaj e ka të lehtë të kombinohet në fazën e sulmit.

“Idhulli im është Ronaldo Nazario, fenomeni. Deri në moshën 12 vjeçare luaja si sulmues dhe shënoja shumë, pastaj ndalova”, tha ai.

“Që nga fëmijëria për mua ekzistonte vetëm futbolli, luaja që nga futbolli deri në mbrëmje dhe pauzoja vetëm kur haja bukë”, tha Spinazzola.

“Ndiqja me shumë entuziazëm Kombëtaren në televizion, tani të luash dhe të dish që të gjithë italianët të shikojnë është një ndjenjë e mrekullueshme”, përfundoi Leonardo Spinazzola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat