Befason Modric me fjalët për Anglinë

Futboll

Befason Modric me fjalët për Anglinë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 08:31
Luka Modric

Kroacia sfidon sot Anglinë në ndeshjen e parë të grupit D në orën 15:00. Para kësaj sfide në konferencë për mediet foli kapiteni i ballkanasve, Luka Modric, që u shpreh se sheh një arrogancë kundrejt Kroacisë nga ambienti i Anglisë.

“Shoh te Anglia një arrogancë të tepruar. Ata duhet të jetë në përulur dhe ta respektojnë më shumë kundërshtarin. Gjithsesi, duhet të them se kjo arrogancë vjen nga njerëzit përreth tyre dhe komentuesit e gazetarët dhe jo nga lojtarët dhe pjesëtarët e tjerë të ekipin të Anglisë.

Kohët e fundit nuk kam lexuar shumë në media. Po pres me padurim ndeshjen dhe nuk dua të them më shumë për gjërat që ndodhin anash.

Pres që Anglia të jetë shumë agresive dhe të luajë fort që nga fillimi. Gjithsesi ne e kemi përgatitur veten për të përballuar një ekip si Anglia”, u shpreh Modric ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat