Pas Dalic, flet edhe Southgate për ndeshjen Angli – Kroaci

Futboll

Pas Dalic, flet edhe Southgate për ndeshjen Angli – Kroaci

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 10:03
Gareth Southgate

Kombëtarja e Anglisë dhe Kroacisë do të përballen sot nga ora 15:00.

Para ndeshjes trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka folur në një intervistë.

“Ne jemi duke u përgatitur për këtë ndeshje që 18 muaj, që nga koha kur u pezullua Kampionati Evropian, ndihem i lumur që do të kemi prezent në stadium tifozët pas një kohe të gjatë” tha ai.

“E kemi të qartë mënyrën se si do të luajmë, dhe formacionin startues. Kemi respekt për Kroacinë, janë ekip me eksperiencë me futbollist të mirë, do të jetë një ndeshje e vështirë për ne” shtoi ai.

“Ne kemi mundur ti mposhtim ata në të kaluarën dhe besoj qe mund ta bëjmë sërish”, përfundoi Southgate.

Angli – Kroaci, zhvillohet sot nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat