Shaqiri ka shënuar ose asistuar në gjysmën e golave të Zvicrës

Futboll

Shaqiri ka shënuar ose asistuar në gjysmën e golave të Zvicrës

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 11:20
Shaqiri ka shënuar ose asistuar në gjysmën e golave të Zvicrës

Në barazimin e djeshëm të Zvicrës 1:1 me Uellsin, Xherdan Shaqiri ka asistuar në golin e “helvetikëve”.

Kështu, Shaqiri e dëshmoi veten si një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Zvicrës.

Prej vitit 2014, Shaqiri ka shënuar ose asistuar në gjysmën e golave të Zvicrës në Kampionatet Botërore ose Evropiane.

Në 16 golat e shënuar të Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka shënuar pesë dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Lidhur me këtë statistikë, ai shkroi në profilin e tij zyrtar se ndihet krenar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat