Me ose pa Allegrin

Futboll

Me ose pa Allegrin

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 14:35
Me ose pa Allegrin

Që nga grumbullimi i ekipit kombëtar spanjoll, qendërsulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, ka folur me mikrofonët e “AS” për të ardhmen e tij: “E ardhmja ime do të vendoset pas Kampionatit Europian.

Më telefonuan këtë javë nga Juve, tashmë kam biseduar me drejtorin e ri sportiv. Derisa gjërat të zyrtarizohen, nuk mund të them asgjë.

Me ose pa Allegri në stol, skenari ka mbetur i njëjtë. Ishte një sezon i veçantë, sepse në dhjetë vitet e fundit nuk ishim mësuar të kishim një paraqitje të tillë.

Le të shpresojmë që tjetri do të jetë më i mirë. Tifozët janë kaq të rëndësishëm, stadiumi i Juves peshon shumë te lojtarët kur është bosh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat