Nexhipi largohet me nder

Futboll

Nexhipi largohet me nder

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:21
Nexhipi largohet me nder

Ish-drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social në “Facebook” ka shkruar për herë të parë fjalët e tij të lamtumirës për skuadrën verilindore, ku ka falënderime për presidentin Gjici por edhe për tifozët. Gjithashtu ish-drejtori sportiv i Kukësit ka shkruar se klubi ka sakrifikuar edhe për të fituar trofe:

POSTIMI I NDERIM NEXHIPIT –

Faleminderit Kukësi! Aventurës time te Kukësi i erdhi fundi dhe largohem me pengun e vetëm, titullin kampion para tifozëve të mrekullueshëm te Kukësit. Pas një periudhe prej 3 vitesh e gjysmë si drejtor sportiv i FK Kukësit, erdhi dita qe të përshendetem me të gjithë, duke falenderuar të gjithe për mbështetjen e dhënë.

Dua të falenderoj presidentin Safet Gjici i cili më besoi nje post shumë të rëndësishem në klubin e Kukësit, duke më emëruar drejtor sportiv dhe duke më dhënë mundësine te tregoj vlerat e mija ne kete drejtim. Shpresoj qe besimin e dhene, t’ia kem shperblyer duke punuar cdo dite per te miren e klubit dhe te miren e te gjitheve.

Dua te falenderoj cdo trajner, ndihmes dhe te gjithe bashkepunetoret e mi gjate kesaj periudhe te Kukesi, te cilet me kane ndihmuar qe ta kem me te lehte kete pune. Se bashku kemi kaluar suksese, kemi fituar trofe, jemi zhgenjyer por ne fund kemi sakrifikuar te gjithe per nje qellim, per te rritur vlerat e klubit dhe per te fituar sa me shume. Ne 3 vite e gjysme, perjetova emocione te forta ne kampionat dhe Europe, gje te cilen do ta mbaj mend gjate dhe do te jem falenderues gjithmone.

Kukesi u kthye ne nje shtepi per mua dhe gjithmone do te kete nje vend te vecante ne zemren time. Faleminderit te gjitheve per gjithcka!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat