Befasuese, ky është lojtari me notën më të lartë nga ndeshja Francë - Gjermani

Futboll

Befasuese, ky është lojtari me notën më të lartë nga ndeshja Francë - Gjermani

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 23:11
Francë - Gjermani

Autogoli i Mat Hummels doli të jetë vendimtar në ndeshjen e Kampionatit Evropian Euro 2020 ndërmjet Francës dhe Gjermanisë.

Hummels gaboi në minutën e 20’ të takimit duke çuar topin në rrjetë e gabuar dhe kështu ia dha mundësinë Francës që t’i shijonte tre pikët e para në Euro 2020.

Ishte një lojë shumë e luftuar ndërmjet dy skuadrave ku posedimi i topit ishte në anën e gjermanëve me 59 përqind kundrejt 49 të francezëve, por që rezultati ishte në të mirë të Francës.

Në fund të ndeshjes, lojtari më i vlerësuar ishte qendërmbrojtësi francez Raphale Varane me notën 7.8.

Hummels që u bë fytyra tragjike e mbrëmjes u vlerësua me notën 6.5, kurse Mbappe me 6.6.

Këto ishin notat e të gjithë lojtarëve:

Image
Këto ishin notat e të gjithë lojtarëve
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat