Vega: Kjo është pak a shumë mundësia e fundit e Xhakës

Futboll

Vega: Kjo është pak a shumë mundësia e fundit e Xhakës

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 21:54
Vega: Kjo është pak a shumë mundësia e fundit e Xhakës

Ramon Vega, ish-lojtari i Tottenham dhe Cagliari, si dhe pjesë e kombëtares së Zvicrës në të shkuarën, ka dhënë një intervistë dhe flet edhe për kalimin e Granit Xhakës nga Arsenali te Roma në Serie A.

“Xhaka ka pasur ulje dhe ngritje tek Arsenali, nuk ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm. Xhaka është një lojtar cilësor, por i duhet të mësonte tek Arsenali për karakterin dhe sjelljen e tij”.

“Për të të transferohet në Romë me Mourinhon, mendoj se do të ishte një lëvizje e mirë. Ai do të ndryshonte mjedisin përreth tij, i cili nuk ka qenë më i miri tek Arsenal në vitet e fundit.

Kjo është pak a shumë mundësia e fundit për të shkëlqyer në niveli ndërkombëtar”, është shprehur Vega për mesfushorin kosovar që mban shiritin e kapitenit te Zvicra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat