Vllaznia përshëndetet me dy titullarë

Futboll

Vllaznia përshëndetet me dy titullarë

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 11:18
Vllaznia përshëndetet me dy titullarë

Te Vllaznia situata nuk është shumë e qetë sa i përket merkatos, duke qenë se shkodranët rrezikojnë t’iu prishet grupi i ndërtuar në sezonin e kaluar.

Madje, ditën e sotme, kuqeblutë kanë zyrtarizuar edhe largimet e Herald Markut e Aleksandar Isaevskit. Të dy futbollistët ishin përfolur prej ditësh se nuk do të ishin më pjesë e Vllaznisë dhe kështu ka ndodhur.

Nëse për Markun tashmë është bërë e ditur se do të firmosë për Partizanin, mbetet për t’u parë cili do të jetë destinacioni i radhës për Isaevskin, nëse do të qëndrojë në Superiore apo do të vijojë karrierën si më parë, larg Shqipërisë.

“Vllaznia njofton përfundimin e kontratës me futbollistët Aleksandar Isaevski dhe Herald Marku. KF Vllaznia i falënderon ata për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu dhe iu uron  shumë suksese në karrierën e tyre sportive”, shkruhet në njoftimin e Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat