Belgjika në Kampionat Evropian, Adnan Januzaj në Prishtinë

Futboll

Belgjika në Kampionat Evropian, Adnan Januzaj në Prishtinë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 09:07
Adnan Januzaj

Deri sa Kombëtarja e Belgjikës është duke zhvilluar paraqitje fantastike në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, Adnan Januzaj ka vendosur të frekuentojë kafiterit e Prishtinës.

Januzaj, i cili pas një sezoni dëshprues me Real Sociedadin nuk u ftua nga Roberto Martinez për Kampionat Evropian, është kthyer në Kosovës për të shijuar kohën e lirë.

Futbollisti nga origjinë nga Istogu është fotografuar të premten në një nga lokalet e kryeqytetit së bashku me ish-gazetarin e sportit, Maliq Buzuku.

Image

Januzaj (26-vjeçar) vite më parë e ka refuzuar Kombëtaren e Shqipërisë, teksa edhe tentimet e Përfaqësueses së Kosovës për ta ofruar në ekip kanë qenë të kota.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat