Morata: Nëse ne dëgjojmë se çfarë thonë kritikët...

Futboll

Morata: Nëse ne dëgjojmë se çfarë thonë kritikët...

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 11:04
Morata: Nëse ne dëgjojmë se çfarë thonë kritikët...

Spanja barazoi 1-1 në ndeshjen e dytë në Euro 2020, kundër Polonisë, dhe tashmë kanë shpërthyer kritikat për “La Rojan” nga shtypi spanjoll, kritika që do të jenë edhe më të ashpra në orët apo ditët në vijim.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique është e detyruar të fitojë në ndeshjen e fundit, përballë Sllovakisë, nëse dëshiron të avancojë në fazën tjetër të Europianit. Bën rolin e “rrufepritësit” në këtë moment delikat Alvaro Morata, autori i golit të vetëm të Spanjës në këtë Europian, duke “thumbuar” ata që presin me padurim një rrëshqitje këmbe për t’u hedhur baltë mbi ekipin:

“Nëse ne dëgjojmë se çfarë thonë kritiket, nuk do të jetë mirë. Po presin momentin për të na u hedhur përsipër. Në ngjarje të këtij lloji, zakonisht i tërë vendi është me lojtarët. E dimë që vijmë nga breza gjenialë, të aftë për të fituar gjithçka dhe për ne nuk është e lehtë”.

Më pas, Morata shpjegon përqafimin që i dha Luis Enriques.

“E falënderova për besimin që më ka dhënë mua dhe të gjithë ekipit.”

Për dy rastet e humbura, ai shtoi:

“Në rastin kur u humb penalltia, topi me erdhi më shumë shpejtësi me 2000 km/h. Luhet me shumë intensitet dhe shpejtësi, mund të duket e lehtë nga jashtë, por nuk është kështu. Nuk më intereson shumë për të shënuar. Ky është një sport kolektiv, duhet të mendoni për ekipin dhe nuk ndryshon asgjë për mua shënoj ose jo nëse barazojmë. Na vjen keq për tri pikët, kemi ende një finale për të luajtur. Duhet të kemi besim dhe të punojmë më shumë çdo ditë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat